Gashi kritikon Osmanin dhe Kurtin: Ata që dikur thoshin se Marrëveshja e Washingtonit ishte tradhti kombëtare, sot e quajnë “arritje historike”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ndaj qasjes së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, pas pesë vitesh qeverisje. Ai thotë se udhëheqësit aktualë të shtetit po vazhdojnë me veprime dhe deklarata kundërthënëse, duke përmendur qëndrimet e tyre të mëhershme për Marrëveshjen e…

Lajme

18/07/2025 11:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ndaj qasjes së presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, pas pesë vitesh qeverisje.

Ai thotë se udhëheqësit aktualë të shtetit po vazhdojnë me veprime dhe deklarata kundërthënëse, duke përmendur qëndrimet e tyre të mëhershme për Marrëveshjen e Washingtonit, të cilën dikur e quanin “kundërkushtetuese” e “tradhti kombëtare”, ndërsa sot e cilësojnë si “arritje historike”, transmeton lajmi.net

“Le t’ia lëmë historisë gjykimin për të shkuarën. Por detyra jonë është të flasim për sot”, ka shkruar Gashi, duke renditur një sërë pyetjesh që sipas tij mbesin pa përgjigje:

  • Çfarë po bëjnë ata për konstituimin e institucioneve?

  • Çfarë po bëjnë për ruajtjen e aleancave strategjike?

  • Për zhvillimin ekonomik të vendit?

  • Për sigurinë kombëtare?

Deputeti opozitar thekson se, sipas tij, Kosova sot përballet me mungesë vizioni, pasiguri, izolim dhe apati institucionale.

“Në vend të vizionit – ka konfuzion. Në vend të besimit – ka pasiguri. Në vend të aleancave – ka izolim. Në vend të mobilizimit – ka apati”, ka deklaruar ai.

Në fund, Gashi thotë se Kosova dhe qytetarët meritojnë më shumë:

“Qytetarët meritojnë lidership të qartë, përgjegjës dhe të besueshëm”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

Pas pesë vitesh në pushtet, Presidentja dhe Kryeministri vazhdojnë me veprime dhe deklarata kundërthënëse.
Ata që dikur thoshin se Marrëveshja e Washingtonit ishte kundërkushtetuese dhe tradhti kombëtare, sot e quajnë “arritje historike” dhe “sukses për Kosovën”.
Le t’ia lëmë historisë gjykimin për të shkuarën.
Por detyra jonë është të flasim për sot.
Çfarë po bëjnë ata për:
• konstituimin e institucioneve?
• ruajtjen e aleancave strategjike?
• zhvillimin ekonomik të vendit?
• sigurinë kombëtare?
Sot, në vend të vizionit – ka konfuzion.
Në vend të besimit – ka pasiguri.
Në vend të aleancave – ka izolim.
Në vend të mobilizimit – ka apati.
Kosova meriton më shumë.
Qytetarët meritojnë lidership të qartë, përgjegjës dhe të besueshëm.

/lajmi.net/