KQZ publikon shpenzimet: Afro gjysmë milioni euro ka shpenzuar VV në tre muajt e fundit, mbi 49 mijë euro vetëm për dreka zyrtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin financiar të partive politike për periudhën prill-qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar shpenzime në vlerë prej 498,800 euro për këtë tremujor, transmeton lajmi.net Në detaje, shpenzimet janë si vijon: 65 mijë e 86 euro për qira zyrash 49 mijë e 220 euro për dreka zyrtare 32…

Lajme

18/07/2025 11:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin financiar të partive politike për periudhën prill-qershor 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar shpenzime në vlerë prej 498,800 euro për këtë tremujor, transmeton lajmi.net

Në detaje, shpenzimet janë si vijon:

  • 65 mijë e 86 euro për qira zyrash

  • 49 mijë e 220 euro për dreka zyrtare

  • 32 mijë e 331 euro për marketing (reklama, konkurse, informim publik)

  • 32 mijë e 911 euro për furnizim me ushqim dhe pije

  • 22 mijë euro për akomodim

  • 15 mijë e 493 euro për karburant

  • 237 mijë e 650 euro për paga të stafit

Gjatë kësaj periudhe, Vetëvendosje ka deklaruar donacione në vlerë 1,524 euro, të cilat janë kontribuar nga Avni Dehari, Fatban Bunjaku dhe Glauk Konjufca – ky i fundit me një shumë prej 1,000 euro.

Buxheti total i raportuar nga kjo parti për tremujorin është 656,793 euro.

Këto të dhëna janë publikuar në përputhje me Ligjin nr. 08/L-122 për Financimin e Subjekteve Politike, i cili obligon partitë që të dorëzojnë raporte financiare në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP). Raportet janë të qasshme në faqen zyrtare të KQZ-së dhe të partive politike./lajmi.net/