Uran Ismaili shpallë kandidaturën për kryetar të Prishtinës: Këtu jam rritë, këtu jetoj- këtu është e ardhmja jonë

Uran Ismaili edhe zyrtarisht është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë. Ismaili ka shpallur sot zyrtarisht kandidimin e tij për Kryetar të Prishtinës, e në një formë shumë unike. Përmes një videoje të realizuar në shumë pjesë të Prishtinës, Ismaili shkurtimisht foli edhe për arsyet që po kandidon- e që padyshim janë lidhja…

Lajme

17/07/2025 13:25

Uran Ismaili edhe zyrtarisht është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë.

Ismaili ka shpallur sot zyrtarisht kandidimin e tij për Kryetar të Prishtinës, e në një formë shumë unike.

Përmes një videoje të realizuar në shumë pjesë të Prishtinës, Ismaili shkurtimisht foli edhe për arsyet që po kandidon- e që padyshim janë lidhja e tij e kamotshme me kryeqytetin.

Po ashtu Ismaili nuk la pa përmendur edhe se çfarë pretendon të ndryshojë në kryeqytet- e që është edhe hapja e sheshit “Xhorxh Bush”, e lejimi i qarkullimit të trafikut të rregullt, transmeton lajmi.net.

“Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjigja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve te Prishtinës, të bëhemi bashkë për të” është vetëm një pjesë e mesazhit të drejtpërdrejt për qytetarët e kandidatit të PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili./Lajmi.net/