BQK-ja: FMN-ja e ka larguar Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishtësisë dhe konfliktit

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e shteteve në situata të brishta dhe të konfliktit. BQK-ja ka shprehur mirënjohje ndaj FMN-së për këtë vendim “Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të…

Lajme

17/07/2025 09:29

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e shteteve në situata të brishta dhe të konfliktit.

BQK-ja ka shprehur mirënjohje ndaj FMN-së për këtë vendim

“Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), pas Bankës Botërore (BB).”

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës” – thuhet në njoftimin e BQK-së.

Kujtojmë se ditë më parë, Banka Botërore ka larguar Kosovën nga lista e vendeve në konflikt apo  (FCS – Fragile and Conflict-Affected Situations), e njohur gjithashtu si Lista FCV.

Përfitimet kryesore nga largimi nga lista FCS:

Përmirësim i perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të Kosovës;

Rritje e besimit të investitorëve dhe ulje e vlerësimeve për rrezik financiar;

Qasje më e favorshme në financim zhvillimor dhe kapital privat;

Komplementim i vlerësimit të parë të kredisë sovrane për Kosovën, që reflekton trendin pozitiv në qeverisje dhe ekonominë e vendit.

BQK ka theksuar se kjo arritje forcon besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe përkrah përpjekjet e institucioneve për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje financiare dhe integrim evropian.