Dyshohet për një mjet të dyshimtë tek pompa e derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka rrethuar me shirit vendin e pompës së derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë, duke shtuar edhe numrin e forcave policore. Nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për një mjet të dyshimtë në automjetin e parkuar në parkingun e pompës ‘Kastrati”. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja…

Lajme

16/07/2025 18:09

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka rrethuar me shirit vendin e pompës së derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë, duke shtuar edhe numrin e forcave policore.

Nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për një mjet të dyshimtë në automjetin e parkuar në parkingun e pompës ‘Kastrati”.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se bëhet fjalë për një automjet të parkuar në afërsi të pompës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti./Lajmi.net/