Avokati Bajraktari pas vendimit të Gjykatës Speciale: Trupi Gjykues dështoi për t’u dëshmuar objektiv, duam drejtësi
Avokati i njohur, Ardian Bajraktari ka reaguar pasi Gjykata Speciale rrëzoi mocionin për hedhje poshtë të akuzave ndaj Thaçit e të tjerëve. Bajraktari në postimin e bërë në Facebook tha se trupi gjykues sot dështoi për t’u dëshmuar objektiv, shkruan lajmi.net “Koncepti dhe mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime,…

Lajme
Avokati i njohur, Ardian Bajraktari ka reaguar pasi Gjykata Speciale rrëzoi mocionin për hedhje poshtë të akuzave ndaj Thaçit e të tjerëve.
Bajraktari në postimin e bërë në Facebook tha se trupi gjykues sot dështoi për t’u dëshmuar objektiv, shkruan lajmi.net
“Koncepti dhe mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime, megjithatë ende ka shpresë, nëse ka drejtësi, faza pasuese është vendimtare për palën mbrojtëse!”, tha Bajraktari.
Postimi i plotë:
Trupi Gjykues dështoi për t’u dëshmuar objektiv!
Vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të palës mbrojtëse e cila i referohet kohëzgjatjes së konfliktit të armatosur (luftës), në çështjen ndaj ish krerëve të UÇK-së, është dështim i Trupit Gjykues dhe i Gjykatës për t’u dëshmuar objektiv duke e rrënuar kështu edhe më shumë besimin e publikut në drejtësi.
Koncepti dhe mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime, megjithatë ende ka shpresë, nëse ka drejtësi, faza pasuese është vendimtare për palën mbrojtëse!
Duam drejtësi!/lajmi.net/