Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e avokatëve: Nuk bie poshtë asnjë prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim që të rrëzohet mocioni i mbrojtjes së krerëve të UÇK-së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat. Mbrojtja e krerëve të UÇK-së, kishte kërkuar rrëzimin e akuzave në lidhje me periudhën e aktakuzës. Sipas avokatëve, në Kosovë nuk ka…

Lajme
Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim që të rrëzohet mocioni i mbrojtjes së krerëve të UÇK-së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat.
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së, kishte kërkuar rrëzimin e akuzave në lidhje me periudhën e aktakuzës.
Sipas avokatëve, në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999, dhe para fundit të majit 1998.Si rezultat, ata kishin kërkuar të rrëzohen akzuat për incidente që janë kryer para ose pas këtyre datave.Sipas vendimit, nëse kërkesa do të aprovohej, do të shktaktonte fragmentarizimin e rastit.
Sipas vendimit, nëse kërkesa do të aprovohej, do të shktaktonte fragmentarizimin e rastit.
“Por, që provat janë shqyrtuar në lidhje me secilën prej pikave të aktakuzës. Në rastin në fjalë, mbrojtja në fakt kundërshton vetëm një prej aspekteve kryesore të provave të ZPS-së, dhe ka kërkuar që të rrëzojë atë që e përshkruan vetëm në lidhje me pyetjen e dy periudhave kohore që mbrojtja thotë që bie përtej, ose shkon përtej fushëveprimit të konfliktit të armatosur të pretenduar. ZPS-ja vlerëson se në Kosovë ka ekzistuar konflikt jondërkombëtar nga mars 1999 deri shtator 1999, mbrojtja parashtron se Prokuroria nuk ka vërtetuar që ka pasur konflikt përpara fundit të majit 1998, dhe qershorit 1999. Mbrojtja kërkon të rrëzojë akuzat për krimet që janë pretenduar të kryhen para fundit të majit 1998, dhe 20 qershorit 1999”, tha gjyqtari i rastit, Charles Smith.
“Në mocionin e vet mbrojtja bën parashtrime të gjata lidhur me atë që mendon se është autoritet i trupit gjykues, që të rrëzojë jo vetëm pika, por edhe elemente të pikave të aktakuzës, dhe mbështetet në interpretime të gjyqtarëve të procedurës paraprake. Mbrojtja parashtron se trupi gjykues do të kishte autoritetin që të rrëzojë krimet e luftës që thuhet se janë kryer jashtë periudhës që pretendohet të ketë pasur konflikt. Prokuroria kundërshton pretendimet e mbrojtjes, dhe thotë se duhet të bëhet vlerësim pikë pas pike”, tha ai më tutje./Lajmi.net/