Osmani në takim me Odën Ekonomike të Letonisë, flet për potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Odën Ekonomike të Letonisë, ku ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj. Presidentja Osmani ka shkruar: Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që…

Lajme

15/07/2025 20:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Odën Ekonomike të Letonisë, ku ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane.

Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore.