Bajrami prezanton studimin “30 shkeljet e Gjykatës Speciale”

Platforma “Liria ka emër”, po mban konferencë për media, ku profesorë vendor po paraqesin shkeljet, që sipas tyre, janë duke u bërë në procesin gjyqësor në Hagë. Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami ka prezantuar studimin “30 shkeljet e Gjykatës Speciale”. Ai tha se ka tendencë për të krijuar një pasqyrë të rreme, duke…

Lajme

14/07/2025 15:32

Platforma “Liria ka emër”, po mban konferencë për media, ku profesorë vendor po paraqesin shkeljet, që sipas tyre, janë duke u bërë në procesin gjyqësor në Hagë.

Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami ka prezantuar studimin “30 shkeljet e Gjykatës Speciale”.

Ai tha se ka tendencë për të krijuar një pasqyrë të rreme, duke lënë anash gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Gjykata Speciale është një tendencë e hapur, që përmes këtij procesi, krejtësisht të montuar të shtrembërojë të vërtetën për historinë moderne, në radhë të parë dhe ekskluzivisht për të keqinterpretuar luftën çlirimtare, të popullit të Kosovës, luftën për vetëmbrojtje, çlirimin nga sundimi serb, nga gjenocidi shtetëror serb”, tha ai.

Bajrami tha se po Gjykata Speciale po shkel të drejtat e palëve. Ai tha se mbajtja në paraburgime status të pengut.

“Gjykata Speciale ka mohuar çdo bashkëpunim me autoritet e Kosovës, për më tepër ka pranuar që po bashkëpunon me Prokurorinë Speciale të Serbisë. Ne kemi dështuar për të ofruar ndihmë juridike dhe financiarë. Është dashur të mobilizojë analiza, denate shkencore dje ta mbrojë luftën çlirimtare. Ne kemi dështuar të sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar”, theksoi ai.

Edhe profesori i të drejtës penale, Ismet Salihu tha se akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së shkaktojnë pasoja të rënda për vendin.

“Pjesëtarë te UÇK-së gjatë luftës nuk kanë kryer krime kundër serbëve dhe pjesëtarëve të nacionaliteteve tjera. Ndërsa forcat ushtarake, policore kanë vepruar të kundërtën. Për të gjitha këto krime janë dënuar një numër i vogël, kurse krimet janë me mijëra e mijëra. Ka katër vite, që një ndër themeluesit të UÇK-së është duke u zhvilluar një proces gjyqësor”, u shpreh ai.