Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera
Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së. Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes padive individuale pasi siç…

Lajme
Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes padive individuale pasi siç thuhet legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive.
“Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”, theksohet në njoftim.