“Naimi e ka mbajt për dore Liridonën në momentin e vrasjes, fëmijët nuk kanë kërkuar asnjëherë takim me babin” – Dëshmia e Leonardit në Gjykatë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, për vrasjen e të cilës po akuzohet bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po jep deklaratën e tij për ngjarjen tragjike që ndodhi në familjen e tyre. Ai ka rrëfyer edhe për gjendjen e fëmijëve një ditë pas krimit të…

Lajme

14/07/2025 10:32

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, për vrasjen e të cilës po akuzohet bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po jep deklaratën e tij për ngjarjen tragjike që ndodhi në familjen e tyre.

Ai ka rrëfyer edhe për gjendjen e fëmijëve një ditë pas krimit të rëndë, si dhe takimin me ta në Suedi.

Leonardi ka treguar edhe disa fjalë të njërit prej djemve.

“Fëmijët e shokuar nga ajo që kishin parë na thanë që hajni ka kërku pare, pastaj kanë vazhduar me disa aktivitete vizatimore. Dijari, djali i madh, vizatonte me ngjyrë të kuqe. Fëmijët pastaj, pas varrimit, kanë qëndruar te Naim Murseli dhe prej aty shteti suedez i ka marrë me vete dhe s’i kam takuar për 4 muaj. Kur kam shku në Suedi, kam kërkuar takim me fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës, pasi që fëmijët në prezencë të psikologëve më treguan që kanë qenë në veturë kur u vra Liridona”, ka thënë Ademaj.

Ai ka cituar edhe disa nga fjalët e Dijarit, djalit të Liridonës dhe Naimit.

“Hajni e ka fut dorën dhe ja ka bë mamit bam. Po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore Liridonën në momentin e fundit të vrasjes. Gjithashtu, për përditësimin e të dhënave të tyre që e marr unë, fjalët e tyre janë po të këtij lloji. Nga momenti që fëmijët kanë shku në Suedi, asnjëherë nuk kanë kërkuar takim me babin dhe gjitha thirrjet të cilat ja ka mundësu QPS me babin e tyre, ata nuk kanë pranuar asnjëherë. E ka arritë deri aty, foto që i dërgojnë familjarëve ku janë bashkë Naimi me Liridonën, ata e shkëpusin me gërdhër Naimin nga fotografia.”, dëshmoi Leonardi teksa citoi Dijarin.