Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Një rast ishte në Prishtinë, kurse tre të tjera në Gjakovë dhe një në Malishevë, transmeton lajmi.net. Në të gjitha rastet viktimat ishin femra. DHUNË NË FAMILJE Prishtinë / 13.07.2025 – 10:20. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta…

Lajme

14/07/2025 09:46

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Një rast ishte në Prishtinë, kurse tre të tjera në Gjakovë dhe një në Malishevë, transmeton lajmi.net.

Në të gjitha rastet viktimat ishin femra.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 13.07.2025 – 10:20. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë / 13.07.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë / 13.07.2025 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Malishevë / 13.07.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë / 13.07.2025 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.