​Parashikimi i motit mbi vendin tonë

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 13 dhe 16 gradë Celcius, ndërkaq maksimalet e ditës nga 31 deri në 35 gradë Celcius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Gjatë kësaj jave, moti do të…

Lajme

14/07/2025 08:35

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 13 dhe 16 gradë Celcius, ndërkaq maksimalet e ditës nga 31 deri në 35 gradë Celcius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Gjatë kësaj jave, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.

Vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës.

“Indeksi UV do të jetë I lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.