PSG-ja i ka mposhtur të gjitha ekipet angleze me të cilat është përballur këtë sezon – të dielën e pret testi i fundit ndaj Chelseas

Paris Saint-Germain do të përballet me Chelsea-n në finalen e Kupës së Botës për Klube, e cila po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ndeshje do të luhet të dielën në stadiumin MetLife në New Jersey, dhe pritet të jetë një përballje e fortë mes dy skuadrave elitare evropiane. PSG ka qenë në…

Sport

12/07/2025 23:11

Paris Saint-Germain do të përballet me Chelsea-n në finalen e Kupës së Botës për Klube, e cila po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo ndeshje do të luhet të dielën në stadiumin MetLife në New Jersey, dhe pritet të jetë një përballje e fortë mes dy skuadrave elitare evropiane.

PSG ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezo kundër ekipeve anlgeze, transmeton lajmi.net .

Francezët kanë mposhtur gjitha skuadrat e Premier Leagues që janë përballur këtë sezon: Arsenalin, Aston Villën, Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

Në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, ata shkatërruan Real Madridin me rezultat 4:0, duke dëshmuar fuqinë e tyre.

Ndërkohë, Chelsea arriti finalen pas fitores ndaj Fluminense dhe po kërkon që të përmbyllë sezonin me sukses.

Finalja e madhe zhvillohet më 13 korrik . PSG synon të fitojë trofeun e parë botëror në histori, ndërsa Chelsea shpreson të befasojë dhe të shpallet kampion./lajmi.net/