Fitore Pacolli kërkon masa: Deputetëve që s’po votojnë t’u hiqen mandatet
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj deputetëve të cilët, sipas saj, po pengojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për bllokimin e procesit të…

Lajme
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj deputetëve të cilët, sipas saj, po pengojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për bllokimin e procesit të konstituimit.
Sipas saj, këto subjekte politike po e shkelin Kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit, ndërsa në të njëjtën kohë e akuzojnë Vetëvendosjen për të njëjtën gjë.
“PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon”, ka shkruar Pacolli.
Ajo paralajmëroi se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të shqyrtohet marrja e mandateve nga deputetët që refuzojnë të marrin pjesë në votim.
“Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu”, përfundoi ajo./Lajmi.net/