Deliu-Kodra: Pengmarrja e Kuvendit, rrezikon thellësisht demokracinë – pasojat janë të rënda

Deputetja PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reagua ndaj situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se moskonstituimi i tij po shkakton pasoja serioze për funksionimin e shtetit dhe institucioneve të pavarura. Përmes një postimi në Facebook, Deliu theksoi se bllokada jo vetëm që ka lënë disa komuna pa buxhet, por gjithashtu ka ndalur procesin e…

Lajme

12/07/2025 12:56

Deputetja PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reagua ndaj situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se moskonstituimi i tij po shkakton pasoja serioze për funksionimin e shtetit dhe institucioneve të pavarura.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu theksoi se bllokada jo vetëm që ka lënë disa komuna pa buxhet, por gjithashtu ka ndalur procesin e emërimeve nëpër institucione kyçe.

Ajo theksoi se për pasojë, Gjykata Kushtetuese është pa gjyqtarë, Komisioni i Pavarur për Media është jofunksional, ndërsa Avokati i Popullit vazhdon të jetë pa zëvendës. Sipas saj, shumë borde, agjenci dhe komisione vendimmarrëse kanë qindra pozita të zbrazëta.

“Pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë!”, ka shkruar Deliu.

Postimi i plotë:

Moskonstituimi i Kuvendit, përveq faktit se ka lënë pa buxhet disa komuna, ka bllokuar tërësisht procesin e emërimeve në institucione të pavarura. Mungesa e veprimit nga legjislatura e kaluar dhe vonesat e Qeverisë në largim kanë lënë:

Gjykatën Kushtetuese pa gjyqtarë,

Komisionin e Pavarur për Media jofunksional,

Avokatin e Popullit pa zëvendës,

Qindra pozita bosh në borde, agjenci dhe komisione vendimmarrëse.

Pasojat janë të rënda: jofunksionalitet institucional, mungesë llogaridhënieje dhe shkelje e sundimit të ligjit.

Pengmarrja e institucionit më të lartë në vend, rrezikon thellësisht demokracinë./Lajmi.net/