Guri për komentin “i biri i Abdixhikut”: Ndër më të lehtit që kam marrë

“I biri i Abdixhiku” është ndër komentet që deputeti më i ri i LDK-së, Paris Guri, po i merr në përditshmëri. Ai thotë se ky lloj “ofendimi” është ndër më të lehtit që ka pranuar deri më tani. “Unë jam biri i Faruk Gurit dhe Suzana Gurit, dy prind që kanë qenë të jashtëzakonshëm për…

Lajme

12/07/2025 11:32

“I biri i Abdixhiku” është ndër komentet që deputeti më i ri i LDK-së, Paris Guri, po i merr në përditshmëri.

Ai thotë se ky lloj “ofendimi” është ndër më të lehtit që ka pranuar deri më tani.

“Unë jam biri i Faruk Gurit dhe Suzana Gurit, dy prind që kanë qenë të jashtëzakonshëm për mua dhe më kanë mbështetur në krejt etapat e jetës, dhe tash janë krahu më i forti që kam. Dhe brenda e vetme tash që kam për krejt qito komente, është se a po i lexojnë edhe ata, a jo. Për këtë, dua t’iu kërkoj falje për krejt shqetësimet që ua shkaktoj pa dashje”, tha tutje Guri.