Familjarët e Grupit të Kumanovës: Ministrja Albulena Haxhiu e ka kryer punën, tani vonesa po vjen nga Shkupi

Familjarët e anëtarëve të dënuar të rastit të njohur si “Grupi i Kumanovës” kanë reaguar publikisht ndaj raportimeve të fundit në media dhe procesit të transferimit të të afërmve të tyre në Kosovë. Në një reagim zyrtar, ata kanë sqaruar se kërkesa për transferim është bërë për të gjithë të dënuarit e këtij rasti, fillimisht…

Lajme

12/07/2025 10:54

Familjarët e anëtarëve të dënuar të rastit të njohur si “Grupi i Kumanovës” kanë reaguar publikisht ndaj raportimeve të fundit në media dhe procesit të transferimit të të afërmve të tyre në Kosovë.

Në një reagim zyrtar, ata kanë sqaruar se kërkesa për transferim është bërë për të gjithë të dënuarit e këtij rasti, fillimisht për pesë prej tyre për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe urgjencës së situatës, ndërsa menjëherë pas kësaj është dërguar edhe kërkesa e dytë për përfshirjen e të gjithëve.

“Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka vepruar në mënyrë korrekte, transparente dhe në bashkëpunim të plotë me ne si familjarë, duke respektuar përgjegjësitë institucionale dhe humane,” thuhet në reagimin e familjarëve.

Ata theksojnë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë refuzuar zyrtarisht kërkesën, por vonesat në përgjigje janë të pajustifikueshme dhe tejkalojnë afatet ligjore të parapara për këtë proces.

“Kërkojmë drejtësi, transparencë dhe veprim të menjëhershëm për të mos lejuar që çështje të natyrës humane të zvarriten për arsye të panjohura,” përfundon reagimi i tyre.