Ndërron jetë një foshnje 9 muajsh në QKUK, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndërruar jetë një foshnje 9 muajsh në QKUK. Në raportin 24 orësh policia ka treguar se viktima ishte sjell në QKUK në fund të muajit qershor. Sipas policisë rasti është cilësuar si vdekje e dyshuar. “VDEKJE E DYSHUAR Fsh. Gjinoc, Suharekë.29.06.2025-17:00. Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e…

Lajme

12/07/2025 09:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndërruar jetë një foshnje 9 muajsh në QKUK.

Në raportin 24 orësh policia ka treguar se viktima ishte sjell në QKUK në fund të muajit qershor.

Sipas policisë rasti është cilësuar si vdekje e dyshuar.

“VDEKJE E DYSHUAR Fsh. Gjinoc, Suharekë.29.06.2025-17:00. Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në raportin e Policisë.