Deliu-Kodra bën thirrje për protestë ndaj VV-së: “Kuvendi është marrë peng, kjo është shkelje flagrante e rendit kushtetues”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për protestë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e akuzuar këtë të fundit për bllokimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas Deliu-Kodrës, kjo protestë duhet të drejtohet ndaj partisë që, siç thotë ajo, “po mban peng Kuvendin” dhe “nuk i intereson fare jeta e qytetarëve”,…

Lajme

11/07/2025 11:46

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për protestë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e akuzuar këtë të fundit për bllokimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Deliu-Kodrës, kjo protestë duhet të drejtohet ndaj partisë që, siç thotë ajo, “po mban peng Kuvendin” dhe “nuk i intereson fare jeta e qytetarëve”, transmeton lajmi.net

Në një deklarim të saj në foltoren e Kuvendit, ajo u shpreh:

“Sot nuk lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre përfaqësues. Ky mandat nuk na është dhënë nga një parti politike, por na është dhënë nga qytetarët, ndaj të cilëve ndjejmë obligim dhe përgjegjësi qytetare.”

“Sot nuk po flasim për ndonjë keqkuptim teknik, sot kemi të bëjmë me një bllokadë të qëllimshme dhe përpjekje të qartë për ta shtypur pluralizmin politik, për të uzurpuar shtetin përmes kontrollit total mbi institucionet e Kosovës.”

“Dhe kjo natyrisht që është një shkelje flagrante e rendit kushtetues, është një sulm i paparë mbi demokracinë dhe është një fyerje për qytetarët e zakonshëm të vendit.”

“Fjala ime sot është një protestë – një protestë ndaj një partie e cila e ka marrë peng këtë Kuvend, protestë ndaj pushteti që fare s’i intereson jeta e rëndë që përballen qytetarët e Kosovës, i intereson vetëm ruajtja e karriges.”

Thirrja e Deliu-Kodrës vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar, pas zgjedhjeve, dhe pa një konstituim të suksesshëm, ndërsa tensionet mes partive politike janë thelluar./lajmi.net/