Dështimi i 45-të, vazhdon drama në Kuvendin e Kosovës
Për herë të 45-të, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet. Lëvizja Vetëvendosje përsëri tentoi themelimin e komisionit për votimin e fshehtë, por që nuk u përkrah nga partitë tjera, shkruan lajmi.net Deptueti i PDK-së, Abelard Tahiri doli në foltore dhe kritikoi udhëheqësin e seancës, Avni Dehari. “Sot është hera e 45-të që kryesuesi i…

Lajme
Për herë të 45-të, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.
Lëvizja Vetëvendosje përsëri tentoi themelimin e komisionit për votimin e fshehtë, por që nuk u përkrah nga partitë tjera, shkruan lajmi.net
Deptueti i PDK-së, Abelard Tahiri doli në foltore dhe kritikoi udhëheqësin e seancës, Avni Dehari.
“Sot është hera e 45-të që kryesuesi i Kuvendit po e shkel Kushtetuten e Kosovës. Kjo është e papranueshme…”, tha Tahiri para se t’i ndalej fjala nga Dehari.
Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni propozoi që të Dehari të kthehet në rendin e ditës.
“Unë propozoj që të ktheheni në rendin e ditës dhe të respektoni Kushtetutën”, tha deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni.
Kurse, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj tha se ka bllokadë të qëllimshme.
“Po e shohim që ka një bllokadë të qëllimshme”, tha Kadriaj, para se t’i ndalej fjala.
Kësaj radhe themelimi për votimin e fshehtë mori 49 vota për. Seanca e radhës është me 13 korrik, në ora 11:00./lajmi.net/