Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike me standard të dyfishtë: Gjyqtari s’e ka pa landën për raportin e Murselit, e me pa krejt Kosova -është turp

Tanimë është konstatuar se i akuzuari Naim Murseli nuk ka telashe me psikikën e tij. E kjo u konstatua pikërisht nga ekzaminimet psikatrike që iu kryen tash e dy javë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli- ku…

Lajme

11/07/2025 10:39

Tanimë është konstatuar se i akuzuari Naim Murseli nuk ka telashe me psikikën e tij.

E kjo u konstatua pikërisht nga ekzaminimet psikatrike që iu kryen tash e dy javë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli- ku theksohet se Murseli nuk ka çrregullim mendor.

E në media tanimë u publikua i gjithë raporti, që padyshim rrodhi në bazë të burimeve.

Por një gjë tejet e çuditshme ndodhi me drejtorin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

Haxhibeqiri i cili konfirmoi për disa media se raporti tanimë është përfunduar dhe konstatimet thonë se Murseli s’ka çregullimi mendore, u nervozua kur i erdhi radha të deklarohet edhe një herë.

Një reagim tejet të ashpër Haxhibeqiri e pati kundrejt gazetarit të lajmi.net- i cili e kontaktoi për të konfirmuar raportimet në fjalë.

Haxhibeqiri madje kërkoi që të mos e lodhin fort për këtë raport që siç thotë ai s’e ka parë ende as gjyqtari.

Pra- si ka mundësi që raportin e panë i madh e i vogël nga qytetarët, por nuk e pa gjyqtari?

“Krejt shkrun në raport, mos m’lodhni, ma loqka jem, gjyqtari se ka pa hala landën, nuk e di ku e ka nxjerr koha ditore, është marre, është turp, gjyqtari mos me pa landën e me pa krejt Kosova,  kjo është turp, qekaq loqka jem, tung”, deklaroi Haxhibeqiri.

Por të njëjtin reagim s’e pati për disa media të cilave u tha shkurtimisht se “është e vërtetë, nuk ka çregullim mendor”.

Standardin e dyfishtë të cilin po e përdorin shumë zyrtarë të institucioneve në vend, në këtë rast e përdori edhe i lartcekuri.

Kësisoj mbetet të kuptohet se si raporti nuk u pa ende nga gjykatësi, apo nuk “iu dorëzua” ende gjyqësisë- por e panë të gjithë të tjerët./Lajmi.net/