Bilall Kqiku që tentoi t’u ikë mbrëmë policëve duke u hedhur nga lartë kërkohej për vrasjen me dy viktima në Kolovicë

Zyrtarë të shumtë policorë dhe Ambulanca u pan mbrëmë në lagjen e Spitalit në Prishtinë. E gjithë kjo pasi një person u hodh nga një ndërtesë banimi. Personi që tentoi t’u ikte policisë në këtë rast është Bilall Kqiku. Kqiku është një nga personat e kërkuar ndërkombëtarisht në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë…

Lajme

11/07/2025 09:00

Zyrtarë të shumtë policorë dhe Ambulanca u pan mbrëmë në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

E gjithë kjo pasi një person u hodh nga një ndërtesë banimi.

Personi që tentoi t’u ikte policisë në këtë rast është Bilall Kqiku.

Kqiku është një nga personat e kërkuar ndërkombëtarisht në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë që pati ndodhur më 26 mars të vitit 2024 në rrugën “Butrinti” në Kolovicë.

Kqiku ishte shpallur në kërkim për përfshirje në ngjarjen tragjike ku mbetën të vrarë, Egzon Haziri 32 vjeçar, Zejnije Gashi 50 vjeçare.

Në këtë rast të përfshirë janë edhe dy persona të tjerë: Naim, Ahmet Berisha- të cilët janë po ashtu të dyshuar dhe vazhdojnë të jenë në arrati, kurse Lum Halimaj – 27 vjeçar vazhdon të jetë në paraburgim.

Më 21 nëntor 2024, Policia kishte ndërmarrë një aksion në shtëpitë e Berishajve në rrugën “Mihajl Grameno” në Prishtinë, por pa rezultat, pasi të dyshuarit nuk ishin gjetur në adresë.

Pas hetimeve dhe kërkimeve të shumta në lidhje me rastin, Bilall Kqiku arriti që të lokalizohej mbrëmë nga Policia, por i njëjti duke tentuar që t’i ikë arrestimit u hodh nga lartë.

Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës njoftoi se i njëjti pësoi lëndime trupore dhe menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor.

Po ashtu policia njoftoi se gjatë kontrollit të banesën ku banonte janë gjetur dhe sekuestruar mbi 6 kilogramë narkotikë, të llojeve të ndryshme, karikator e para.

Rr. Holger Petersen, Prishtinë 10.07.2025 – 20:35. Njësitë policore gjatë kontrollit në banesën ku banonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte urdhër arrest lidhur me një rast vrasje që ka ndodhur më 26.03.2025, kanë gjetur dhe sekuestruar: një sasi prej 6 kilogramë e 172.6 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 38.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 0.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit tusi, 0.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, një peshore digjitale, një karikator, një këllëf i armës, para në vlerë 1000 euro, 20 franga, 110 denarë të Maqedonisë së Veriut, dhe 50 dinarë serb. Po ashtu në cilësi të provës është sekuestruar edhe një telefon mobil. Në konsultim me prokurorin, pasi i dyshuari gjendet në trajtim mjekësor në QKUK lidhur me një rast vrasje rasti procedohet me procedurë të rregullt.”

Gjithashtu u theksua se “Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”./Lajmi.net/