Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure mbi një lumë në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë. Ministri i Shëndetësisë së Gujaratit, Rushikesh Patel, tha se disa mjete ranë në lumin Mahisagar kur një pjesë e urës Gambhira u shemb të mërkurën në mëngjes. Ura, që ndodhet në distriktin Vadodara të…

Bota
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure mbi një lumë në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë.
Ministri i Shëndetësisë së Gujaratit, Rushikesh Patel, tha se disa mjete ranë në lumin Mahisagar kur një pjesë e urës Gambhira u shemb të mërkurën në mëngjes. Ura, që ndodhet në distriktin Vadodara të këtij shteti, ishte ndërtuar në vitin 1985, shtoi Patel.
Anil Dhameliya, një zyrtar i lartë civil, u tha gazetarëve se të paktën nëntë trupa janë gjetur, ndërsa pesë të tjerë ishin plagosur në këtë ngjarje. “Operacionet e shpëtimit janë në vazhdim”, tha ai.
Kryeministri Narendra Modi e quajti aksidentin “thellësisht tronditës” dhe u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave.
Infrastruktura e Indisë është prej kohësh e njohur për shqetësime në aspektin e sigurisë, gjë që herë pas here ka shkaktuar katastrofa të mëdha në autostrada dhe ura.
Në vitin 2022, një urë e vjetër me tela suspendues nga periudha koloniale u shemb mbi lumin Machchu në Gujarat, duke shkaktuar rënien në ujë të qindra personave dhe vdekjen e të paktën 132 prej tyre.