PDK pritet t’i hyjë garës për Malishevën me Dr. Gëzim Krasniqin
Partia Demokratike e Kosovës po synon rikthimin në pushtetin lokal në Malishevë, kësaj here me një emër të njohur nga fusha e mjekësisë. Dega e PDK-së në këtë komunë ka vendosur të kandidojë Dr. Gëzim Krasniqin, pediatër specialist, si kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, transmeton…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës po synon rikthimin në pushtetin lokal në Malishevë, kësaj here me një emër të njohur nga fusha e mjekësisë.
Dega e PDK-së në këtë komunë ka vendosur të kandidojë Dr. Gëzim Krasniqin, pediatër specialist, si kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, transmeton lajmi.net.
Sipas burimeve të nacionales brenda degës lokale të partisë, vendimi për kandidaturën e Dr. Krasniqit është marrë së fundmi dhe tashmë është zyrtar. PDK-ja, e cila është në opozitë në Malishevë prej tre mandatesh, me këtë kandidaturë synon të kthehet fuqishëm në qeverisjen lokale dhe të sjellë një ndryshim të madh në drejtimin e komunës./lajmi.net/