Shefi i EULEX-it reagon pas vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan: Presim që autoritetet ta sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rastin

Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Barbano ka reaguar pas vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahu vdekja e të cilit e ka tronditur opinionin publik. Barbano përmes një postimi në Facebook ka thënë se presin që autoritetet kompetente ta sqarojnë plotësisht rastin, shkruan lajmi.net. “Unë e vërej fillimin e shpejtë të një hetimi…

Lajme

08/07/2025 17:11

Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Barbano ka reaguar pas vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahu vdekja e të cilit e ka tronditur opinionin publik.

Barbano përmes një postimi në Facebook ka thënë se presin që autoritetet kompetente ta sqarojnë plotësisht rastin, shkruan lajmi.net.

“Unë e vërej fillimin e shpejtë të një hetimi nga IPK pas vdekjes së një personi në Lipjan. Ne presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, në respekt të plotë të standardeve të Ligjit për Lëndët e Pavarura dhe të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Barbano në “X”. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në “X”: