Hekuran Murati nuk i beson vetes, e pyet “ChatGPT”-n nëse ka të drejtë ai apo Përparim Rama

Një postim i Hekuran Muratit ka irrituar qytetarët, pasi ministri në detyrë në profilin e tij në Facebook tregoi se e ka pyetur chatGPT-në se kush po e thotë të vërtetën në postimet e Ramës dhe të tij. “Ia dhashë chatGPT-së postimin e Përparim Ramës si dhe postimin tim, për këtë punën e buxhetit të…

Lajme

08/07/2025 15:17

Një postim i Hekuran Muratit ka irrituar qytetarët, pasi ministri në detyrë në profilin e tij në Facebook tregoi se e ka pyetur chatGPT-në se kush po e thotë të vërtetën në postimet e Ramës dhe të tij.

“Ia dhashë chatGPT-së postimin e Përparim Ramës si dhe postimin tim, për këtë punën e buxhetit të Komunës së Prishtinës, dhe e pyeta se kush po e thotë të vërtetën”, ka shkruar ministri në detyrë Hekuran Murati.

Kjo ka indinjuar qytetarët teksa u shprehën se “në çfarë niveli ka rënë ministria që drejton Murati”.

“Nuk qeveriset me Chat GPT o minister!”, “Edhe na kena me vet chat gpt kon me votu tash emas”, “Minister turpi. Krejt Kosoven e keni blloku e gjene kohe ne pike te orarit te punes me be hajgare me femij te Prishtines. A menon ti qe populli ha bar!”, janë disa nga komentet në postimin e Muratit.