Altin Krasniqi: UÇK-ja është pjesë e pandashme e popullit shqiptar, askush nuk mund ta njollosë luftën çlirimtare
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke mbrojtur fuqishëm rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të drejtën e saj për luftë çlirimtare kundër pushtimit serb. Në deklaratën e tij, Krasniqi – i biri i Jakup Krasniqit, ish-zëdhënës i UÇK-së – theksoi se…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke mbrojtur fuqishëm rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të drejtën e saj për luftë çlirimtare kundër pushtimit serb.
Në deklaratën e tij, Krasniqi – i biri i Jakup Krasniqit, ish-zëdhënës i UÇK-së – theksoi se kjo ushtri ka lindur si përgjigje ndaj shtypjes së vazhdueshme që i është bërë popullit shqiptar ndër shekuj dhe se do të mbetet gjithmonë pjesë e pandashme e tij, transmeton lajmi.net
“Askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë dhe çlirimtare të një populli kundër një makinerie ushtarake dhe gjenocidale si ajo e Serbisë,” shkroi ai.
Krasniqi shtoi se liria e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa përpjekjen e brendshme të vetë shqiptarëve, pavarësisht ndihmës ndërkombëtare që pasoi më vonë.
“Asnjë vend në botë, as gjatë Luftës së Dytë Botërore e as më herët, nuk është çliruar pa ndihmën e shteteve tjera. Por, po të mos ishim organizuar vetë për luftë, askush nuk do të vinte ta bënte luftën në vendin tonë,” theksoi ai.
Ai përfundoi postimin duke thënë se liria ka emër dhe ajo është e lidhur me kontributin e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që nuk u dorëzuan, por luftuan deri në fund për çlirim./lajmi.net/