Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe ne, Bashkimi Evropian, e mbështesim fuqimisht rrugën evropiane të saj dhe popullit serb. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Welle, Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerim në lidhje me protestat në Serbi.     Ajo thekson se megjithëse Serbia ka qenë vend kandidat…

Lajme

08/07/2025 13:16

Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe ne, Bashkimi Evropian, e mbështesim fuqimisht rrugën evropiane të saj dhe popullit serb.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Welle, Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerim në lidhje me protestat në Serbi.

 

 

Ajo thekson se megjithëse Serbia ka qenë vend kandidat për shumë vite, ajo ende nuk i ka zbatuar të gjitha reformat. “Kjo është arsyeja pse ne i ndihmojmë ata të zbatojnë këto reforma”, shtoi Kos.

Kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës si kusht për t’u bashkuar me BE-në, Marta Kos thekson: “Gjithmonë më pëlqen të them se kur një vend vendos për rrugën drejt BE-së, kjo vjen me detyrime dhe përgjegjësi. Është çështje zgjedhjeje. Prandaj, askush nuk po e detyron Serbinë. Por kur thua: “Po, ne duam të bëhemi anëtar i BE-së” – atëherë duhet të bëhet. Shumë gjëra duhet të bëhen”.