Vasfije Krasniqi në Vogue, bashkë me të mbijetuarat e dhunës seksuale nga e gjithë bota

Vasfije Krasniqi-Goodman, ajo që njihet si zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është përfshirë në projektin e aktivistes Jadwiga Bronte, në revistën prestigjioze Vogue. “Të flasim për dhunimin” është projekti që ka përfshirë fotografitë e qindra grave, nga vende të ndryshme të botës, të dhunuara seksualisht. Vasfije Krasniqi është ndër të…

Lajme

08/07/2025 11:31

Vasfije Krasniqi-Goodman, ajo që njihet si zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është përfshirë në projektin e aktivistes Jadwiga Bronte, në revistën prestigjioze Vogue.

“Të flasim për dhunimin” është projekti që ka përfshirë fotografitë e qindra grave, nga vende të ndryshme të botës, të dhunuara seksualisht.

Vasfije Krasniqi është ndër të parat gra në Kosovë që ka rrëfyer publikisht se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe në vitin 1999.

Ajo është zëri i të mbijetuarve duke kërkuar drejtësi.

Vasfije Krasniqi është nderuar edhe çmimin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”.

Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë.

Deri më tani, nga gjykatat vendore është dënuar vetëm Zoran Vukotiq për dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë./KosovaPress