Vdes gruaja dhe lëndohet shoferi në aksident trafiku, qeni u doli përpara derisa po udhëtonin me motoçikletë nga Shtimja drejt Suharekës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Suharekë-Shtime, tek pjesa e njohur si “Qafa e Duhlës”- ku si shkak ka ndërruar jetë një person. Sipas policisë, një çift shtetas maqedonas derisa ishin duke udhëtuar me motoçikletë nga Shtimja në drejtim të Suharekës në rrugë u doli një qen endacakë me…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Suharekë-Shtime, tek pjesa e njohur si “Qafa e Duhlës”- ku si shkak ka ndërruar jetë një person.
Sipas policisë, një çift shtetas maqedonas derisa ishin duke udhëtuar me motoçikletë nga Shtimja në drejtim të Suharekës në rrugë u doli një qen endacakë me c’rast drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin e mjetit drejtues deh janë përplasur.
Si pasojë e përplasjes, pasagjerja D.M 1985 ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i motoçikletës A.S 1979 ka mbetur i lënduar.
“Policia e Kosovës së bashku me Emergjencën me të pranuar informacionin ka dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës deri sa i është dhënë ndihma mjekësore të lënduarit.Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarr konform procedurave atë parapara me ligj”,thuhet në njoftim.
Prokurori i shtetit është informuar lidhur me rastin. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/