Raportohet se ish-ministri rus i Transportit është vetëvrarë
Agjencia e lajmeve Izvestiya ka raportuar se ish-ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, i shkarkuar nga presidenti rus Vladimir Putin mëngjesin e sotëm, ka qëlluar veten me armë zjarri. Sipas Reuters, detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen e tij shëndetësore nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por raportimet sugjerojnë se bëhet fjalë për një…

Bota
Agjencia e lajmeve Izvestiya ka raportuar se ish-ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, i shkarkuar nga presidenti rus Vladimir Putin mëngjesin e sotëm, ka qëlluar veten me armë zjarri.
Sipas Reuters, detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen e tij shëndetësore nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por raportimet sugjerojnë se bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasjeje.
Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje të drejtpërdrejtë me shkarkimin e tij.
Roman Starovoit, ishte emëruar ministër i Transportit të Federatës Ruse në fillim të vitit 2024, pasi kishte shërbyer më parë si guvernator i rajonit Kursk. Emërimi i tij ishte pjesë e një riformatimi të qeverisë ruse të drejtuar nga kryeministri Mihail Mishustin dhe i mbështetur nga presidenti Vladimir Putin pas zgjedhjeve presidenciale.
Megjithatë, presidenti Putin e shkarkoi Starovoit më 7 korrik 2025, pa dhënë publikisht një arsye zyrtare, por sipas mediave ruse, vendimi ishte i papritur dhe i menjëhershëm.