Vdes në QKUK i riu që ishte aksidentuar në Dubravë të Istogut

Ka vdekur në QKUK i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, i cili shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarëve me datën 29 qershor në…

Lajme

06/07/2025 21:02

Ka vdekur në QKUK i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, i cili shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarëve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha ai.