Asgjësohen mbi 40 mijë bimë kanabis në Shkodër, në hetim 10 zyrtarë lokalë

Policia e Shtetit ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike në qarkun Shkodër, ku si rezultat i kontrolleve të thelluara në zona të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 40 621 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Sipas Policisë, operacioni është shtrirë…

Lajme

06/07/2025 15:12

Policia e Shtetit ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike në qarkun Shkodër, ku si rezultat i kontrolleve të thelluara në zona të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 40 621 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Sipas Policisë, operacioni është shtrirë në disa njësi administrative dhe ka përfshirë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariatin e Malësisë së Madhe dhe atë të Vaut të Dejës.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në zonën Shalë, Pult dhe Shosh, kanë zbuluar dhe asgjësuar 15 790 bimë në territorin e njësive Shalë, Pult dhe Shosh. Për mosveprim dhe shpërdorim detyre janë proceduar penalisht D. V., kryetar i fshatit Pecaj, R. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë, N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj, L. M., kryetar i fshatit Nicaj, Gj. K., kryetar i fshatit Mollë, L. A., roje mjedisi në zonat e mbrojtura.Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në zonën Kastrat dhe Shkrel, janë asgjësuar 22 422 bimë kanabis. Për këto raste janë proceduar për shpërdorim detyre P. I., kryetar i fshatit Bzhetë, Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj, M. Ç., roje pyjesh, M. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zonën Temal dhe Shllak, kanë identifikuar dhe asgjësuar 2 409 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në këto zona.