Memli Krasniqi pas dështimit të 42-të të konstituimit të Kuvendit: Po përballemi me kryeneçësi politike dhe shkelje të Kushtetutës

Sot, për herë të 42-të me radhë, dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar duke theksuar frustrimin e tij për situatën politike dhe bllokadën që po pengon formimin e institucioneve, transmeton lajmi.net Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan se pavarësisht alarmit për bombë që…

Lajme

05/07/2025 20:55

Sot, për herë të 42-të me radhë, dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar duke theksuar frustrimin e tij për situatën politike dhe bllokadën që po pengon formimin e institucioneve, transmeton lajmi.net

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan se pavarësisht alarmit për bombë që u aktivizua sot, ata u mblodhën sërish, por përsëri pa arritur një përfundim pozitiv, të cilin e presin qytetarët dhe e ka nevojë shteti.

Ai e quan “të pashpjegueshme” kryeneçësinë politike të një grupi përfaqësuesish që vazhdojnë të shkelin Rregulloren, Ligjin dhe Kushtetutën, duke insistuar për votim të fshehtë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës dhe aty do të mbështetemi deri në fund,” thekson Krasniqi, duke shtuar se “tymë e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën.”

Ai shpreh shpresën që Gjykata Kushtetuese të marrë sa më shpejt një vendim për lëndën e tyre, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet brenda afatit 30-ditor.

Postimi i plotë:

U mblodhëm edhe sonte, edhe pas një alarmi për bombë, për herë të 42-të me radhë. Fatkeqësisht, përsëri pa një përfundim pozitiv, të cilin po e presin qytetarët, e për të cilin ka shumë nevojë shteti.
Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit e Kushtetutës.
Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë – që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë – në mënyrë që të konsituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor.
Ne kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës – dhe aty do të mbështetemi deri në fund. Tym e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetevendosje në të kaluarën!/lajmi.net/