Murati pas dështimit numër 42: Po bëjmë çmos për të konstituar Kuvendin, ne e kemi seriozisht
Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka folur për media pas dështimit numër 42 për të konstituar Kuvendin. Ai, si gjithmonë, ia ka lënë fajin ish-partive opozitare, shkruan lajmi.net “Gjykata Kushtetuese ka thënë se votimi i hapur dhe ai i fshehtë janë të barazvlefshme. Shkelja e Kushtetutes po ndodh nga ana e opozitës. Nuk shkelet Kushtetuta…

Lajme
Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka folur për media pas dështimit numër 42 për të konstituar Kuvendin.
Ai, si gjithmonë, ia ka lënë fajin ish-partive opozitare, shkruan lajmi.net
“Gjykata Kushtetuese ka thënë se votimi i hapur dhe ai i fshehtë janë të barazvlefshme. Shkelja e Kushtetutes po ndodh nga ana e opozitës. Nuk shkelet Kushtetuta nga ata që votojnë.”, tha ai fillimisht.
Tutje, Murati pretendoi se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po bën çmos për të konstituar Kuvendin.
“Po bëjmë çmos për të konstituar Kuvendin, grupet tjera po gjejnë forma për të bllokuar këtë proces. Për çdo zgjidhje që ne e ofrojmë, kanë një problem. Ne e kemi seriozisht konstituimin e Kuvendit. Pse deputetët e opozitës vijnë kur nuk votojnë?”, tha ai./lajmi.net/