Bogujevci: Procedurat janë të qarta – duhet të përfundojmë votimin e fshehtë para se të kalojmë në votim të hapur
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se procedurat për votim në Kuvend janë të qarta dhe të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese, e cila, sipas saj, parasheh mundësinë e votimit në dy forma – të hapur dhe të fshehtë. Ajo theksoi se deputetët janë në një proces që duhet ta përfundojnë sipas rregullave në…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se procedurat për votim në Kuvend janë të qarta dhe të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese, e cila, sipas saj, parasheh mundësinë e votimit në dy forma – të hapur dhe të fshehtë.
Ajo theksoi se deputetët janë në një proces që duhet ta përfundojnë sipas rregullave në fuqi, konkretisht në këtë rast, përmes votimit të fshehtë, transmeton lajmi.net
“Por, është pjesë e procedurës dhe duhet t’i respektojmë ato. Njëra ndër këto procedura është votimi. Sido që veprojmë, ku në këtë rast jemi në procedurë të votimi të fshehtë që duhet të votojmë dhe kjo duhet të votohet, mund të votohet kundër dhe të kthehemi në votim të hapur”, tha Bogujevci.
Ajo shtoi se duhet të respektohen hapat proceduralë dhe se mund të kalohet në një formë tjetër të votimit vetëm pasi të përfundohet procesi aktual.
“Duhet të procedojmë me një proces në të cilin jemi aktualisht dhe pastaj mund të kthehemi te një proces tjetër”, u shpreh deputetja e VV-së./lajmi.net/