Lirohet Naim Bazaj pas arrestimit nga Policia e Kosovës, e konfirmon avokati i tij

Naim Bazaj, ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, është liruar për në shtëpi pasi u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin për disa vepra penale. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Naim Rudari, i cili tha se klientit të tij nuk i është caktuar masa e paraburgimit. “Nuk iu ka caktuar paraburgimi, është…

Lajme

05/07/2025 16:21

Naim Bazaj, ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, është liruar për në shtëpi pasi u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin për disa vepra penale.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Naim Rudari, i cili tha se klientit të tij nuk i është caktuar masa e paraburgimit.

“Nuk iu ka caktuar paraburgimi, është liruar në shtëpi,” deklaroi Rudari për Gazetën Express, transmeton lajmi.net

Bazaj u arrestua më 1 prill 2025, nën dyshimet për veprat penale “detyrim” dhe “prezantim të rremë”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 7 armë zjarri,

  • 290 fishekë,

  • një telefon mobil,

  • si dhe një kontratë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari ishte dërguar fillimisht në mbajtje,” thuhet në raportin zyrtar të Policisë.

Ndaj Bazajt vijojnë hetimet, ndërkohë që ai tashmë është në gjendje të lirë./lajmi.net/