Ambasadori shqiptar në SHBA: Sekretari Rubio do ta vizitojë Shqipërinë

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, është shprehur se ka ftuar në emër të kryeministrit Edi Rama, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të vizitojë Tiranën. Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka postuar edhe një fotografi me Rubion, Bushati shkruan se sekretari Rubio e ka pranuar me kënaqësi ftesën…

Lajme

05/07/2025 10:29

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, është shprehur se ka ftuar në emër të kryeministrit Edi Rama, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të vizitojë Tiranën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka postuar edhe një fotografi me Rubion, Bushati shkruan se sekretari Rubio e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, raporton A2 CNN.
Bushati nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një mrekulli i diplomacisë amerikane, pasi sipas tij, nga një vend si Koreja e Veriut, është shndërruar në vendin më pro-amerikan në botë.

Postimi i Ervin Bushatit:

Secretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve ????????.
Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:

•Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane????????: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.

•E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU ???????? “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.
•Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.

4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë.