“Nga populli më pro-amerikan në botë”, Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Osmani tha se “një gjë mbetet kristal e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës: Ne e dimë kush janë miqtë tanë: Ne e dimë kush na qëndroi pranë kur ishte më e rëndësishme: Njerëzit amerikanë kanë…

Lajme

04/07/2025 09:34

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani tha se “një gjë mbetet kristal e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës: Ne e dimë kush janë miqtë tanë: Ne e dimë kush na qëndroi pranë kur ishte më e rëndësishme: Njerëzit amerikanë kanë qëndruar me Kosovën”.

“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Osmani krahas videos.

Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë britanike në Amerikën e Veriut shpallën pavarësinë nga Britania e Madhe përmes Deklaratës së Pavarësisë. Ky dokument u hartua kryesisht nga Thomas Jefferson dhe u miratua nga Kongresi Kontinental në Filadelfia. Me këtë akt, filloi procesi i formimit të një shteti të ri dhe të pavarur — Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Lajmi.net/