Arrestohet në Drenas kosovari që kërkohej nga autoritet e shtetit të Austrisë
Mbrëmë rreth orës 19:15, në Drenas, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet austriake. Sipas raportit të policisë, arrestimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Austria, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit, transmeton lajmi.net…

Lajme
Mbrëmë rreth orës 19:15, në Drenas, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet austriake.
Sipas raportit të policisë, arrestimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Austria, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit, transmeton lajmi.net
“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet austriake, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet vendore pritet të ndërmarrin hapat e nevojshëm në përputhje me procedurat për bashkëpunim ndërkombëtar në drejtësi./lajmi.net/