Mbyllen disa parkingje ilegale në Prishtinë – Rama: Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka ndërmarrë masa konkrete për të liruar hapësirat publike të uzurpuara ilegalisht nga parkingjet private. Sipas Ramës, disa prej këtyre parkingjeve që kanë funksionuar pa leje për vite me radhë janë mbyllur. “Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike! Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet…

Lajme

04/07/2025 09:05

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka ndërmarrë masa konkrete për të liruar hapësirat publike të uzurpuara ilegalisht nga parkingjet private.

Sipas Ramës, disa prej këtyre parkingjeve që kanë funksionuar pa leje për vite me radhë janë mbyllur.

“Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike! Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në qytetin e tyre. Sot kemi ndërmarrë veprime konkrete duke mbyllur disa parkingje ilegale që për vite me radhë kanë bllokuar lëvizjen e lirë në kryeqytet. Qytetari është prioritet i yni”, ka shkruar Rama në Facebook.