FSK-së i shtohen edhe sot kadetët, diplomon gjenerata e re

Gjatë ditës së sotme do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjeneratës 2025. Sipas një njoftimi për media të kësaj force, ceremonia zhvillohet në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. “Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë…

Lajme

04/07/2025 08:35

Gjatë ditës së sotme do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjeneratës 2025.

Sipas një njoftimi për media të kësaj force, ceremonia zhvillohet në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të kadetëve”, thuhet në një njoftim për media të FSK-së.