Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar
Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Policia e Kosovës ka marrë njoftime për një zjarr të aktivizuar në ambientet e një kompanie, brenda zonës industriale të Prishtinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka dhënë lajmi.net detaje për ngjarjen. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe…

Lajme
Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Policia e Kosovës ka marrë njoftime për një zjarr të aktivizuar në ambientet e një kompanie, brenda zonës industriale të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka dhënë lajmi.net detaje për ngjarjen.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit që po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve të para zyrtare, dëmet në objekt janë të konsiderueshme, por fatmirësisht, deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.”, tha fillimisht Borovci.
“Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit Policia fton qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente.”, përfundoi ai./lajmi.net/