Buja dhe Krasniqi mbajnë takim me rininë e Lipjanit: Me PDK-në, angazhimi i të rinjve nuk është simbolik, por thelbësor për ndryshimin që po vjen
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj komune, të cilët i ka cilësuar si forca lëvizëse e ndryshimit. Në këtë takim, i cili u zhvillua pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij, mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli…

Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj komune, të cilët i ka cilësuar si forca lëvizëse e ndryshimit.
Në këtë takim, i cili u zhvillua pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij, mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Buja tha se me të rinjtë lipjanas diskutuan për sfidat dhe pritshmëritë që ata kanë për të ardhmen e komunës, si dhe për idetë e tyre për zhvillim.
“Pas zyrtarizimit si kandidat për Kryetar të Komunës së Lipjanit, së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi, zhvilluam një takim të frytshëm me të rinjtë lipjanas të cilët janë forca lëvizëse e ndryshimit,” ka shkruar Buja, transmeton lajmi.net
Ai theksoi se rinia nuk është vetëm spektatore në këtë proces, por pjesë aktive e vizionit të tij për një komunë më të drejtë dhe më të zhvilluar.
“Rinia nuk është spektatore por pjesë aktive e vizionit tonë për Lipjanin,” tha ai.
Buja shtoi se me PDK-në, përfshirja e të rinjve nuk është vetëm simbolike, por thelbësore për ndryshimin që, siç u shpreh ai, “po vjen”.
“Me Partinë Demokratike të Kosovës, angazhimi i të rinjve nuk është simbolik por thelbësor për ndryshimin që po vjen,” përfundoi kandidati për kryetar të Lipjanit./lajmi.net/