Ministria e Shëndetësisë kërkon masa urgjente për temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 3 – 10 korrik 2025. Në njoftim thuhet se temperaturat e larta mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e…

Lajme

03/07/2025 16:07

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 3 – 10 korrik 2025.

Në njoftim thuhet se temperaturat e larta mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e njerëzve, sidomos tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, përfshirë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

Ministria u bën thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private që të respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullatës.