PDK dorëzon sot në Kushtetuese një rast të ri, Krasniqi: Kurti është personi i cili i ka 48 mandate dhe s’është në gjendje të bëjë shumicën

Pas dështimit të 41-të, për të konstituar kuvendin e Kosovës, para mediave është deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, (PDK), Memli Krasniqi. Krasniqi para mediave, tha se sot PDK, do të dorëzojë në Kushtetuese një rast të ri të cilin shpreson që gjykata ta trajtojë me urgjencë. “Nuk mund të qëndrojmë duar kryq për…

Lajme

03/07/2025 11:59

Pas dështimit të 41-të, për të konstituar kuvendin e Kosovës, para mediave është deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, (PDK), Memli Krasniqi.

Krasniqi para mediave, tha se sot PDK, do të dorëzojë në Kushtetuese një rast të ri të cilin shpreson që gjykata ta trajtojë me urgjencë.

“Nuk mund të qëndrojmë duar kryq për këtë arsye sot PDK dorëzon në Kushtetuese një rast të ri, të cilin shpresojmë që gjykata do ta trajtojë me urgjencën e nevojshme pasi kemi vetëm edhe 23 ditë deri më mbylljen e afatit për konstituimin e kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu i pyetur rreth deklaratës së djeshme të Kurtit për ish-presidentin Thaçi dhe Kadri Veseli, Krasniqi u shpreh se nuk e ka parë intervistën.

“Nuk e kam parë intervistën e Kurtit – nuk kishte më shumë vlerë se një koncert. Ishte një shfaqje e nervozizmit dhe frikës që po e kaplon për shkak të krizës së thellë në të cilën ndodhet. Ai është njeriu që fitoi 48 mandate, por nuk mundet të ndërtojë shumicën. Në vend se të zgjidhë krizat, i thellon ato. Ai është burimi kryesor i ngërçit politik. E pret me tmerr datën 12 tetor, sepse e di që këtë herë jo vetëm do ta mundim, por do ta plandosim edhe më rëndë se katër vite më parë. E tmerron fakti që më në fund, do t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët – ata që i ka përjashtuar, përbuzur dhe përndjekur politikisht. Këto janë frikërat që po i shpërfaqen, ndoshta edhe pa vetëdije. Dhe kjo është arsyeja pse ai sot duket më i dobët dhe më i pasigurt se kurrë më parë”, ka theksuar i pari i PDK-së. /Lajmi.net/