Deputetët e PDK, LDK dhe AAK-së kërkojnë që të mos shkelet Kushtetuta, Dehari bën thirrje t’u ndalet mikrofoni

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe LDK-së kanë kërkuar që seanca të kthehet në rendin e ditës dhe të mos shkelet Kushtetuta. Deputetja e PDK-së Arbnora Salihu i ka kërkuar kryesuesit të seancës ta respektojë Kushtetën e Kosovës. ‘’I nderuar kryesues mos e shkel kushtetutën’’, ishte thirrja e saj para të…

Lajme

03/07/2025 11:30

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe LDK-së kanë kërkuar që seanca të kthehet në rendin e ditës dhe të mos shkelet Kushtetuta.

Deputetja e PDK-së Arbnora Salihu i ka kërkuar kryesuesit të seancës ta respektojë Kushtetën e Kosovës.

‘’I nderuar kryesues mos e shkel kushtetutën’’, ishte thirrja e saj para të pranishmëve.

“Mos e shkelni Kushtetutën, është e turpshme”, tha deputeti i LDK-së, Alban Zogaj.

Pavarësisht kësaj, kryesuesi Avni Dehari ka kërkuar që të ndalet mikrofoni për të tjerët.

Pasi Alban Zogaj i LDK-së kërkoi një gjë të tillë në foltore doli edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

“S’e ndryshojmë propozimin, propozojmë deputetin Albin Kurti dhe kthehuni në rendin e ditës”,tha Kadriaj./Lajmi.net/