Me fishkëllima e pankarta organizatat e shoqërisë civile vazhdojnë edhe sot
Organizatat e Shoqërisë joqeveritare po zhvillojnë sërish një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës. Në shenjë proteste të njëjtit janë mbledhur edhe sot para Kuvendit të Kosovës. Ky aktivitet ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni. Aksioni po zhvillohet me pankarta në duar me mbishkrime të ndryshme…

Lajme
Organizatat e Shoqërisë joqeveritare po zhvillojnë sërish një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës.
Në shenjë proteste të njëjtit janë mbledhur edhe sot para Kuvendit të Kosovës.
Ky aktivitet ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni.
Aksioni po zhvillohet me pankarta në duar me mbishkrime të ndryshme si “Institucionet nuk janë për pazare”, e shumë të tjera.
Për dallim nga herat e kaluara, përfaqësuesit e shoqërive civile sot kanë fishkëlluar vazhdimisht në shenjë proteste./Lajmi.net/