Koci sot s’proteston i vetëm, bashkë me një qytetar marrin edhe tre gomarë- i sjellin tek hyrja e Parlamentit

Avokati Arianit Koci edhe sot do të vazhdojë protestën e tij simbolike para Kuvendit të Kosovës, në shenjë reagimi ndaj bllokadës institucionale që ka përfshirë vendin. Por një veçanti kësaj radhe e cila u paralajmërua dje nga Koci, është se sot pra Kuvendit avokati së bashku me me një qytet kanë marrë dhe tre gomarë,…

Lajme

03/07/2025 10:57

Avokati Arianit Koci edhe sot do të vazhdojë protestën e tij simbolike para Kuvendit të Kosovës, në shenjë reagimi ndaj bllokadës institucionale që ka përfshirë vendin.

Por një veçanti kësaj radhe e cila u paralajmërua dje nga Koci, është se sot pra Kuvendit avokati së bashku me me një qytet kanë marrë dhe tre gomarë, të cilët janë sjellë tek hyrja e Parlamentit.

Edhe në tentativën e 41-të për konstituimin e Kuvendit, Koci ka dalur në protestë, kjo pasi tash e dy muaj deputetët nuk po arrijnë në një marrëveshje për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë kur Koci po proteston si shenjë revolte ndaj mos konstituimit të Kuvendit. /Lajmi.net/